KAJRO- Morsi nuk është më president i Egjiptit. Është grusht shteti. Presidenti i rrëzuar është mbajtur i ndaluar nga autoritetet ushtarake gjatë natës së të mërkurës (3 qershor) dhe më pas e kanë transferuar në ministrinë e Mbrojtjes.
Në vendin e tij Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Adli Mansour, do të udhëheqë vendin në fazën e tranzicionit, deri në zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale. Mansour bëri betimin paraditen e sotme.
Para Gjykatës Kushtetuese Mansour tha “Betohem në Zot se do të mbështes sistemin republikan, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin si dhe do të mbroj popullin dhe kombin.
Pamjet e ndalimit të Morsit, mbrëmjen e djeshme nga ushtarët bënë xhiron e webit. Imazhet janë shkarkuar në rrjet nga përdoruesi Belal Ebrahem, por mbetet për t'u verifikuar vërtetësia e tyre.
Ka qenë pikërisht ministri Mbrotjes egjiptiane Abdel Fattah el Sissi që ka njoftuar mbrëmjen e mërkurës një plan veprimi. Bashkë me të në momentin e njoftimit kanë qenë ushtarakë të lartë esponentë të opozitës si dhe imami Al Azhar Ahmed dhe kreu i lartë i Kishës Kopte Tawadros të cilët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre ushtarakëve.
Plan veprimi e cila ende nuk qartëson se kur do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, i beson dekretet presidenciale presidentit të Gjykatës kushtetuese, pezullon përkohwsisht Kushtetutën dhe ngritjen e një komiteti me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike. Është parashikuar edhe një qeveri teknike dhe një komitet të ribashkimit kombëtar me mbështetjen e të rijnve.
Deri tani raportohen 50 të vdekur gjatë përleshjeve pro dhe kundër qeverisë Morsit. Sheshi "Tahrir" ka shpërthyer nga gëzimi pas njoftimit të Ministrit të Mbrojtes për një plan veprimi Fishekzjarre të shumtë kanë ndriccuar sheshin e mbushur plot e përplot me manifestues. Ndërkohë raportohen tensione në Aleksandri dhe Marsa Matrouh në veri të vendit, ku janë shënuar eddhe disa viktima nga përleshjet mes ushtarëve dhe mbështetësve të Morsit.
REAGIMET E NDERKOMBETAREVE
OKB shprehet e shqetësuar ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama pezullon ndihmat ushtarake dhe kërkon rikthimin e menjëhershëm në vend të demokracisë dhe të ndalet dhuna. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me veprimin e ushtrisë. Ai ka shtuar se Washingtoni do që të shohë së shpejti instalimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullahu, ka uruar kreun e Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour, për zgjedhjen në postin e udhëheqësit të përkohshëm të Egjiptit.
Shtetet e Gjirit Arab, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mirëpritur po ashtu lajmin për përmbysjen e Morsit. Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se trazirat në Egjipt janë disfatë për Islamin politik.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Ushtria rrethon Kajron