Egjipt, Morsi nuk dorëhiqet
refuzon ultimatumin

KAJRO - Presidenti egjiptian, Mohammed Morsi ka refuzuar ultimatumin 48-orësh të ushtrisë për t'u dorëhequr, duke argumentuar se diçka e tillë do të ngjallë vetëm konfuzion. Deklarata e lëshuar nga Presidenca theksonte se Morsi se do të vazhdojë me planet e tij për bashkim kombëtar.

Më herët, ushtria kishte paralajmëruar se do të ndërhynte nëse qeveria dhe kundërshtarët e saj do të dështonin në zbatimin e vullnetit të popullit. Megjithatë, është mohuar se ultimatum do të çojë një grusht shteti.

Protestat e mëdha vazhduan dhe dje, kur u dogj selia e vëllazërisë Myslimane, në Kajro, që përfaqësohet nga presidenti Morsi. Deri tani tetë persona kanë gjetur vdekjen gjatë përleshjeve mes pro dhe kundër regjimit të Morsit. Kundërshtarët e presidentit e akuzojnë atë për vënien e interesave të Vëllazërisë Myslimane para vendit.


egjipt, gazetare, perdhunim, anarki, proteste
(Foto: Protesta mbreme ne Kajro)

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen