Egjipt, Mubarak në koma, pranë
tij bashkëshortja dhe nuset e djemve

Egjipt, Mubarak në koma, pranë<br />tij bashkëshortja dhe nuset e djemve
KAJRO- Ish presidenti Hosni Mubarak është në koma dhe gjatë natës i është nënshtruar frymëmarrjes artificiale. Burime nga forcat e sigurisë së Egjiptit shpjegojnë se Mubarak ndodhet në spitalin ushtarak të Maadi, dhe pranë tij ndodhet dhe bashkëshortja Suzanë dhe 2 nuset e çunave Khadiga dhe Haidi.

Sipas agjencisë së lajmeve Mena, Mubarak, që prej ditë së djeshme ndodhet në vdekje klinike, ndërsa burime të tjera bëjnë të ditur se Mubarak ishte në koma.

Zyrtarë ushtarakë pranuan sot në mëngjes me orën lokale se ish-presidenti Mubarak kishte pësuar goditje, por thanë se ai është aktualisht "duke përdorur frymëmarrje artificiale" dhe se "është ende herët për të thënë se është klinikisht i vdekur."


Lajmet në lidhje ne shëndetin e ish liderit Egjiptian ka mbledhur përpara ambienteve të spitalit ushtarak Maadi, në jug të Kajros,  mbështëtës dhe kundërshtarë të tij. Këta të fundit të cilët pretendojnë se kanë fituar zgjedhjet presidenciale kërkojnë që ish diktatori të përballet me dënimin me vdekje .
(eb/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari