KAIRO - Gjykata e Egjiptit ka vendosur për dënimin me vdekje të 183 mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane, të akuzuar për sulme ndaj stacionit të policisë në 2013. Pjesë e të dënuarve me vdekje është edhe lideri i grupit, Mohammed Badie.

Në prill një gjyqtar rekomandoi dënim me vdekje për 683 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, ndërsa në seancën e sotme gjykata konfirmoi vendimin për 183 prej tyre, pjesë të cilëve është edhe lideri i grupit. Qeveria e re egjiptiane, që nga dhjetori, ka dënuar me vdekje mbi 1000 mbështetës.

Që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re, autoritetet kanë ndëshkuar rëndë mbështetësit e ish-presidentit Mohamed Morsi, i cili i përket vëllazërisë myslimane, dhe u largua nga ushtria në korrik të 2013 pas protestave masive. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)