Egjipt, ndalim qarkullimi
rreth Ministrise së Mbrojtjes

Egjipt, ndalim qarkullimi <br />rreth Ministrise së Mbrojtjes
EGJIPT-Forcat e ushtrisë që ndodhen aktualisht në pushtet në Egjipt kanë vendosur një orar të caktuar gjatë natës për kalimtarët përreth zonës së Ministrisë së Mbrojtjes në Kairo, kjo për shkak se gjatë përleshjeve të ndodhura një ditë më parë një ushtar është gjeur i vrarë dhe qindra persona të tjerë të plagosur. Orari kur ndalohen kalimtarët në zonën e Ministrisë është nga ora 23.00 deri në 7.00 të mëngjesit.

Forcat e ushtrisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa dhjetëra persona u vunë në pranga. Protestuesit më vonë janë shpërndarë dhe i janë bashkuar një proteste tjetër në sheshin Tahrir. Protestat në Egjipt vijnë si pasojë kundër qeverise se forcave ushtarake.

Protestat po shkaktojnë humbje në njerëz dhe shumë të plagosur. Në një protestë të mëparshme ditën e mërkurë disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar jashtë ministrisë, duke lënë 20 të vdekur. Protestuesit, të cilët demostronin kundër Këshillit të qëverisjes Supreme të Forcave të Armatosura, e akuzoi qeverinë për orkestrim të sulmit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf