Ministria e Brendshme egjiptiane e rishqyrtoi sot me një bilanc negativ në rritje, pas sulmit të një dite më parë kundër forcave të policisë në gadishullin e Sinait, duke saktësuar se 15 policë u vranë në sulmin e pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).
Sipas një bilanci paraprak të publikuar një ditë më parë u njoftua për 13 policë të vdekur në pikën e kontrollit pranë Al-Arich, kryeqendra e Sinait verior.
Ministria kishte njoftuar për një sulm me mortajë, por dega egjiptiane e ISIS-it konfirmoi se kishte përdorur një kamikaz në një autoveture me eksploziv, përpara se luftëtarët e tij të hidheshin në sulm.
“Tre oficere policie regjistrohen në mesin e viktimave”, sqaroi Ministria. ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com