KAJRO -  Është në flakë selia e Vëllezërve Myslimanë në Kajro, ku qindra manifestues janë duke hedhur bomba moltov kundër lagjes kryesore të qytetit. Këtë bëjnë të ditur mediat egjiptiane mbi protestat që janë intensifikuar sot kundër presidentit të vendit, Mohamed Morsi, ku janë arrestuar manifestues të armatosur, regjistrohet 1 i vdekur dhe 7 të plagosur në jug. Një turmë e madhe kërkon dorëheqjen e Presidentit. Ky i blinduar në pallatin e tij shprehet për “Guardian”: "Nuk largohem”. Ndërsa imami al Azhar ka bërë thirrje kundër dhunës.

ORA 21:00 - NË FLAKË SELIA E VËLLEZËRVE MYSLIMANË
Është në flakë selia e Vëllezërve Myslimanë në Kajro, ku qindra manifestues janë duke hedhur bomba moltov kundër lagjes kryesore. Këtë bëjnë të ditur mediat egjiptiane. Ndërkohë, presidenti Morsi shprehet për “Guardian”: Nuk largohem”. Ndërsa imami al Azhar ka bërë thirrje kundër dhunës.

ORA 19:00 - NISIN PROTESTAT PRO DHE KUNDËR MORSIT
Mijëra vetë janë duke protestuar mijëra në manifestime kundër presidentit egjiptian  Mohamed Morsi në shumë zona të vendit. Manifestuesit janë nëpër sheshe në Aleksandri, Port Said, Sharkiya, Kafr el Sheikh, Gharbiya, Menoufiya. Sipas burimeve të sigurisë dy seli të partisë së Vëllazërisë janë djegur në Beni Suef, në Egjiptin e lartë dhe një në Daqhaleya. Përleshje kanë shpërthyer që herët pro dhe anti Morsi në Mahalla el Kobra, në deltën e  Nilit, duke provokuar dhjetëra të plagosur.

Janë dhjetëra dhe mijëra, sipas disave edhe më shumë, manifestuesit në shehsin Tahrir, sheshi i Kajros, simbol i revolucionit anti Mubarak, që sot kërkon dorëheqjen e presidentit  Mohamed Morsi. Me parrulla: “Largohu!”, që thirreshinme forcë nga turma. Aksesi në shesh kontrollohej nga një shërbim rendi, duke u kontrolluar çantat. Të huajve iu kërkohej kombësia.

Të oaktën 18 vetë u ndaluan gjatë udhëtimit nga Aleksandria drejt Kajros meqë kishin armë dhe municione. E bëri të ditur shefi i sigurisë së Aleksandrisë, Amin Ezzeldin duke shtuar se të ndaluarit ishin duke shkuar në mitingun e lëvizjes islamike para xhamisë së Rabaa el Adaëeya. Burime të sigurisë bëjnë të ditur se në tgë gjithë vendin janë arrestuar 413 vetë të armatosur, që donin të infiltroheshin.
 
ORA 13:07 - PRITEN PROTESTA KUNDËR PRESIDENTIT MORSI
Mbështetësit e opozitës në të gjithë Egjiptin, pritet të protestojnë sot në gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit islamik, Mohamed Morsi, dhe zgjedhje të reja.
 
Turmat e njerëzve janë mbledhur në sheshin “Tahrir” të Kajros, ndërsa mijëra njerëz e kaluan natën në shesh. Protestuesit kërkojnë zgjedhje presidenciale të parakohshme. Mes protestuesve ka tension të lartë dhe frikë për përleshje, ndërkohë që shumë qytetarë kanë mbledhur ushqime nga frika e destabilitetit.
 
Ushtria egjiptiane ka paralajmëruar se është gati për të ndërhyrë, në rast të përshkallëzimit të protestave.
 
Sot është përvjetori i parë i inaugurimit të Morsit. Opozita thotë se ka mbledhur 22 milionë nënshkrime të njerëzve që duan dorëheqjen e presidentit.
 
Morsi akuzohet nga kundërshtarët për rrënimin ekonomik të vendit. Ata thonë se Morsi ka dështuar të zbatojë reformat demokratike dhe se i ka dorëzuar pushtetin Vëllazërisë Myslimane.
 
Morsi tashmë ka paralajmëruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Tetë persona, përfshirë një amerikan, janë raportuar të vrarë në dhunën e javës së kaluar në Egjipt, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit.
 
Redaksia Online
(mag/e.s/shqiptarja.com)