KAJRO – Natë përleshjesh në Egjipt dhe apelesh pas marrjes së pushtetit nga ana e ushtrisë, të mbështetur nga një masë e gjerë popullore përkundrejt palegjitimitetit të presidentit Mohamed Morsi. Qeveria e vendit tani i është besuar përkohësisht Presidentit të Gjykatës Kushtetuese egjiptiane, Adly Mansour.

Në përleshjet mes pro dhe kundër Morsit kanë vdekur të paktën 10 vetë. OKB shprehet e shqetësuar ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama pezullon ndihmat ushtarake dhe "kërkon rikthimin e menjëhershëm në vend të demokracisë dhe ndal dhunës."

"Duke parë zhvillimet e ditës së sotme – ka shtuar Obama – u kam dhënë direktiva agjencive dhe departamenteve kompetente të vlerësojnë ndërlikimet e ligjit mbi ndihmat amerikane ndaj qeverisë egjiptiane”. Referimi është mbi normën, që bllokon ndihmat në rast grushti shteti ushtarak. Uashingtoni ka urdhëruar evakuuimin e ambasadës amerikane në Kajro.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)