KAJRO - Protestuesit opozitar egjiptianë kanë demonstruar jashtë pallatit presidencial në Kajro, pasi kaluan barrikadën e ngritur nga forcat e sigurisë. Dhjetëra mijëra protestues ishin mbledhur pranë të pallatit presidencial pasi refuzuan një thirrjen për dialog nga Presidenti Mohamed Morsi.

Udhëheqësit e opozitës thonë se zoti Morsi nuk ka ofruar asnjë lëshim në vendimet për të zgjeruar pushtetin e tij dhe në vënien e një projekt-kushtetute të re në referendum. Një zyrtar i lartë ka thënë se presidenti mund shtyjë referendumin.

Sipas ligjit egjiptian, referendume duhet të mbahet dy javë pasi i paraqitet zyrtarisht presidentit. Megjithatë, Zëvendës-presidenti Mahmud Mekki tha se presidenti Morsi mund ta shtyjë referendumin e 15 dhjetorit nëse opozita garanton se nuk do e kundërshtojë atë më vonë më këto argumenta.

Në një zhvillim tjetër, komisioni zgjedhor shtyu votimin e planifikuar për egjiptianët që jetojnë jashtë vendit. Ai tha se votimi - i cili pritej të fillonte të shtunën - tani do të fillojë të mërkurën me kërkesë të ministrisë së jashtme.

(b.m/shqiptarja.com)