EGJIPT - Të mërkurën pasdite mbështetësit e Lëvizjes Vëllezërit Myslimanë që zgjodhën Mohamed Mursi si kreun e shtetit egjiptian u mblodhën jashtë pallatit presidencial, ku sulmuan një kamp që kishin ndërtuar protestuesit opozitarë.
Protestat rivale u përshkallëzuan në dhunë të mëtejshme dhe mbështetësit e presidentit filluan të grumbulloheshin duke i kaluar në numër protestuesit e opozitës.
Mediat vendase kanë raportuar se mes përleshjeve ka pasur dhjetëra të plagosur. Mbështetësit e presidentit Morsi thërrisnin: "Njerëzit duan të pastrojnë sheshin" dhe "Morsi ka legjitimitet", raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Në një konferencë të përbashkët shtypi, fituesi i çmimit Nobel për paqe Mohamed ElBaradei dhe figura të tjerë të Frontit Kombëtar Opozitar për Shpëtim u shprehën se Morsi ishte plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dhunën që ka përfshirë vendin.
Ish-kandidati presidencial Hamdeen Sabahi tha se ne refuzojmë të votojmë për kushtetutën e miratuar nga shumica islamike dhe Morsi dëshiron të vendosë fashizmin. Protestuesit kundërshtojnë dekretin e 22 nëntorit nxjerrë nga presidenti, që i jep atij kompetenca gati të pakufizuara.
Ndërkohë zëvendëspresidenti egjiptian Mahmoud Mekki tha se dera është e hapur për dialog për ata që kundërshtojnë draftin dhe theksoi se referendumi do të mbahet siç është planifikuar në datën 15 dhjetor. Raportohet nga mediat e huaja se nga përleshjet mes pro dhe kundër presidentit kanë mbetur të vdekur 3 dhe 300 të plagosur.
Gjithashtu ushtria egjiptiane ka përdorur tanke për të marrë nën kontroll situatën. Sot në orët e para të mëngjesit raportohet se rrugët e kryeqytetit janë të qeta.
(lc/Gre/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com