Egjipt, Përplasen trenat,
15 persona humbin jetën

Egjipt, Përplasen trenat,<br />15 persona humbin jetën<br>
Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka informuar se 15 persona kanë ndërruar jetë, pasi dy trena janë përplasur me njëri – tjetrin në provincën e Beheira.
Ndërkaq, për momentin bëhet me dije se 40 vetë janë plagosur.

Egjiptianët kanë shumë kohë që ankohen se qeveria e vendit të tyre ka dështuar në krijimin e hekurudhave që nuk sjellin pasoja në aksidente dhe për rrjedhojë as të vdekur. Në shtetin e Egjiptit akoma përdoren hekurudha, që janë shumë të vjetëruara.
Shkak i aksidentit nuk dihet për momentin.

Personat e lënduar u larguan menjëherë nga skena e përgjakshme.
Kryeministri Sherif Ismail ka thënë se duhet që të merren masa në lidhje me ngjarjen e rëndë, që mori jetën e së paku 15 personave, që dëmet të jenë sa më të vogla.
Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në Egjipt që nga viti 2013, pasi na atë kohë nga përplasja e dy trenave kishin vdekur 27 persona.

a.m/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët