EGJIPT – Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur sërish përleshje mes protestuesve kundërshtarë të presidentit egjiptian Mursi dhe policisë në Kajro.

Trazirat e dhunshme vazhdojnë në vend që nga java e kaluar pasi presidenti Mohammed Mursi, nëpërmjet një dekreti i akordoi vetes fuqi të reja të pakontestueshme në drejtim të shtetit.

Zyrtarë të Asamblesë Kushtetuese thanë se janë drejt përfundimit të draft-kushtetutës brenda ditës së sotme.

Anëtari i opozitës dhe ish-shefi i Ligës Arabe, Amr Moussa, tha për Reuters: “Ky veprim është absurd dhe nuk duhet të ndërmerret, duke patur parasysh sfondin e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj Asamblesë aktuale Kushtetuese”.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)