Egjipt, përplasen 2 trena, 36
viktima, 120 persona plagosen

Egjipt, përplasen 2 trena, 36<br />viktima, 120 persona plagosen
Dy trena udhëtarësh janë përplasur në Egjiptin verior, duke vrarë të paktën 36 vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Një prej trenave ishte nisur nga Kajro dhe tjetri nga Port Said, kur u përplasën kokë më kokë në qytetin bregdetar të Aleksandrias.

Nuk dihet ende se çfarë i shkaktoi dy trenat të përplaseshin, por sipas të dhënave të para mendohet se njëri nga trenat mund të ketë pësuar një problem teknik dhe ka ngecur, duke bërë që treni tjetër ta godasë atë.

Ministria egjiptiane e Transportit urdhëroi nisjen e menjëhershme të hetimit, ndërsa lajmëroi se numri i të plagosurve i kalon 120.

Aksidentet vdekjeprurëse të trenave janë tejet të rrallë në Egjipt, por jo të padëgjuar

Aksidenti më vdekjeprurës hekurudhor i Egjiptit ndodhi pranë kryeqytetit në vitin 2002, kur një zjarr shpërtheu në një tren të mbushur me njerëz duke vrarë më shumë se 370 njerëz.
egjipt
  Foto nga përplasja e trenave në Egjipt
egjipt
  Foto nga përplasja e trenave në Egjipt

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë