Egjipt, presidenti i përkohshëm:
Zgjedhje të reja brenda 6 muajve
Presidenti i përkohshëm i Egjiptit ka bërë të ditur se brenda 6 muajve do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Ky njoftim i tij vjen në mesin e trazirave të vazhdueshme në vend, ku bilanci zyrtar i përshkallëzimit të fundit të dhunës është 51 të vdekur dhe 453 të lënduar.
KAJRO- Presidenti i përkohshëm i Egjiptit ka bërë të ditur se brenda 6 muajve do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Ky njoftim i tij vjen në mesin e trazirave të vazhdueshme në vend, ku bilanci zyrtar i përshkallëzimit të fundit të dhunës është 51 të vdekur dhe 453 të lënduar.
Por zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen vetëm nëse amandamentet kushtetuese të hartuara nga Vllazëria Myslimane, aktualisht të pezulluara, do të aprovohen nga populli me anë të një referendumi që pritet të mbahet brenda 4 muajve.
Plan veprimi i Mansour-it mbi tranzicionin politik pas largimit nga pushteti të Morsi-t, parashikon zgjedhjet e përgjithshme në fillim të vitit të ardhshëm.
Më tej, presidenti i përkohshëm u ka bërë thirrje të gjithë egjiptianëve në sheshe që të ruajnë qetësinë. Por analistët e politikës kanë shprehur shqetësimin se një vakuum i vazhdueshëm institucional mund të ndikojë në degjenerimin e episodeve të përgjakshme, si dhe përhapjen e luftës civile në një shkallë më të gjerë.
Partia “Nur” ka kundërshtuar kandidaturën për kryeministër si të Muhammad El Baradei, i Frontit për Shpëtimin Kombëtar, si dhe të ekonomistit të njohur Ziad Baha ad Din.
Gjithashtu mbi masakrën e të hënës, Mansour ka urdhëruar hapjen e një hetimi. Ndërsa partia “Drejtësi dhe Liri e lëvizjes”, Vëllazëria Myslimane, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për ndërhyrje, në mënyrë që të bëhet ndalimi i masakrave dhe që të evitohet që Egjipti të transformohet në një Siri të re.
Ndërkohë lëvizja islamiste u ka bërë thirrje mbështetësve të tyre që të mblidhen në sheshe për të protestuar për viktimat e të hënës, kur policia hapi zjarr mbi turmën e madhe mbledhur në kazermat e Gardës presidenciale.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47