Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi, shpalli sot fitoren në balotazhin e organizuar për zgjedhjet presidenciale në mbajtura në Egjipt. Ish-gjenerali ka mundur të kryesojë me 93% të votave kundrejt 3% të votave të mbledhura nga kundërshtari i tij i vetëm. Votimet për zgjedhjen e presidentit egjiptian zgjatën 3 ditë për shkak të numrit të lartë të individëve pjesëmarrës në votime. Sisi është ushtaraku që udhëhoqi grushtin e shtetit për rrëzimin e ish-presidentit, Muhamed Mors.
Zgjedhjet në Egjipt janë komentuar edhe nga misioni vëzhgues i Bashkimit Europian të cilët i cilësuan zgjedhjet të lira, por jo të drejta. Ata shprehën shqetësimin e njëanshmërisë së mediave duke favorizuar kandidatin Al-Sisi. Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Robert Goebbels tha se zgjedhjet ishin demokratike, paqësore, të lira, por jo domosdoshmërish të drejta. Misioni i BE-së ka po ashtu shqetësime të mëdha në lidhje me kufizime në lirinë e shprehjes, e cila ndikoi negativisht në klimën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com