Egjipt, Presidenti i ri Mursi rimbledh
Parlamentin e shpërndarë nga Ushtria

Egjipt, Presidenti i ri Mursi rimbledh <br />Parlamentin e shpërndarë nga Ushtria
KAIRO - Presidenti i ri i Egjiptit Mohamed Mursi ka dekretuar të dielën rifillimin e punimeve të Parlamentit, një muaj pasi këshilli ushtarak që drejtonte Egjiptin e shpërndau atë, bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme Kushtetuese.

Lajmi u bë publik për mediat egjiptiane nga këshilltari i presidentit, Jaser Ali. Sipas dekretit, parlamenti do të mblidhet pavarësisht nga urdhri i Gjykatës, derisa një parlament i ri të votohet në zgjedhje të parakohshme, 60 ditë pasi të jetë miratuar kushtetuta e vendit. Komentuesit thonë se kjo lëvizje e presidentit Mursi është një sfidë ndaj pushtetit të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë presidenti Mursi është ftuar në SHBA nga presidenti Obama “për të krijuar një partneritet të ri” mes dy vendeve. Njoftimi u bë i ditur pas takimit të presidentit Mursi me zv/sekretarin amerikan të shtetit William Burns. Vizita e Mursit në SHBA do të përgatitet në një kohë me pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në shtator.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton do të vizitojë gjithashtu Egjiptin më vonë gjatë këtij muaji.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut