Egjipt,presidenti Morsi shkarkon
kreun e Forcave të Armatosura

Egjipt,presidenti Morsi shkarkon <br />kreun e Forcave të Armatosura
EGJIPT - Lideri egjiptian Mohammed Morsi, urdhëroi largimin e kreut të Forcave të Armatosura të Egjiptit, Marshallin Hussein Tantaawi.

Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit Morsi por detaje të mëtejshme lidhur me këtë vendim ende nuk janë bërë publike.

Morsi u zgjodh si president i Egjiptit në qershor dhe është anëtar i Vëllazërisë Myslimane. Marrëdhëniet mes kësaj vëllazërie dhe ushtrisë kanë qenë të tensionuara që në momentin që ra nga pushteti Hosni Mubarak vitin e kaluar.

Ende nuk është e qartë nëse presidenti ka pushtetin për të shkarkuar nga detyra kreun e Forcave të armatosura pa marrë miratimin nga Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura.

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë vrarë gjashtë sulmues të armatosur gjatë një bastisje në një fshat në Sinain Verior. Ndërkohë që kohët e fundit ushtria ka shtuar presionin ndaj islamikëve në gadishullin e pakontrolluar që kufizohet me Gazën dhe Izraelin.

Zyrtarët e sigurisë bënë të ditur se kanë gjetur mbetje të cilat përdoren për të krijuar mjete shpërthyese, granata dhe armë automatike te militantët në fshatin El-Xhurah. Televizioni shtetëror egjiptian, i cili nuk dha detaje për luftimet, tha se gjithashtu janë vrarë edhe tre ushtarë egjiptian. Ofensiva kundër militantëve islamikë në Siani nisi në javën e kaluar pas vrasjes së 16 kufitarëve egjiptianë.

(S.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)