EGJIPT - Sot në kryeqytetin egjiptian Kajro priten protesta masive nga forcat kundër dhe pro presidentit Mohamend Morsi. Si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit politike në vend, Morsi u detyrua të hiqte të dielën dekretin e 22 nëntorit, miratuar nga vetë ai, dekret i cili i jepte kompetenca gati të pakufizuara.
Opozita kundërshton edhe projekt-kushtetutën e vendit që do të shkojë në referendum më 15 dhjetor dhe për këtë ka bërë thirrje për protesta masive ditën e sotme.
Nga ana tjetër, mbështetësit e Lëvizjes Vëllezërit Myslimanë, kanë deklaruar se do të manifestojnë të martën për të mbështetur referendumin duke apeluar me sloganin “po legjimitetit dhe konsensusit kombëtar”.
Ndërkohë Presidenti egjiptian, i ka akorduar ushtrisë, në një dekret që hyri në fuqi para dy ditësh, pushtet për të arrestuar protestuesit, për manifestimet që do të zhvillohen sot kundër referendumit mbi Kushtetutën.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com