KAJRO - Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë egjiptiane kanë vazhduar për të pestën ditë radhazi. Një numër i madh njerëzish u mblodhën sot në sheshin Tahrir për të protestuar kundër Vëllezërve Myslimane.

Përleshjet midis forcave të policisë dhe demonstruesve filloi më herët gjatë kësaj jave në rrugën Mohamed Mahmoud në qendër të Kajros, ku një vit më parë 42 protestues u vranë nga forcat e sigurisë.

Protestuesit hodhën gurë dhe molotov në mëngjesin e ditës së sotme në përpjekje për hyrë me forcë në një shkollë e cila është e ngjitur me sheshin Tahir.

Ata u mblodhën gjithashtu për të protestuar edhe kundër dekretit të presidentit Mohamed Morsi që i jep këtij të fundit kompetenca të pakundërshtueshme dhe të zgjeruara.

Dekreti i lëshuar nga Presidenti egjiptian citon se vendimet e presidentit nuk mund të rrëzohen nga asnjë autoritet tjetër, përfshirë këtu edhe Gjykatën Supreme apo të tjera organe të lartë të drejtësisë që mbrojnë Kushtetutën e vendit.

Ndërsa ndihmësit e Morsit thanë se dekreti ishte për të përshpejtuar një tranzicion të zgjatur që ka qenë e vonuar nga pengesat ligjore. Rivalët e Morsit e akuzojnë atë si një faraon të ri autokratik i cili do të imponojë vizionin e tij islamik në Egjipt.

Morsi, një islamist i Partisë Vëllezërit Myslimanë i ka dhënë vetes kompetenca të zgjeruara për të shkarkuar prokurorin e përgjithshëm dhe hapi derën për një rigjykim për Mubarak dhe ndihmësit e tij.

Një protestues tha se ashtu siç demonstruesit rrëzuan ish-presidentin Hosni Mubarak në një kryengritje popullore në shkurt 2011, ata do të rrëzojnë ashtu edhe Morsin.

“Ne protestuan për tetëmbëdhjetë ditë dhe rrëzuam Hosni Mubarak. Dhe për tri ditë, me vullnetin e Zotit, ne do të rrëzojmë Morsin”, shprehen protestuesit.

Demonstruesit në sheshin Tahrir këtë mëngjes kanë thirrur me slogane duke denoncuar Vëllezërit Myslimane dhe duke bërë thirrje për rënien e Morsit, me të njëjtat slogane të përdorura gjatë protestave kundër regjimit Mubarak.

Numri i demonstruesve në sheshin Tahrir pritet të rritet dhe lideri i reformës Mohamed El-Baradei dhe ish-kandidatët për president Amr Musa dhe Hamdeen Sabahi udhëheqin marshimin.

(lc/shqiptarja.com)