Egjipt - Protestat popullore kundër presidentit Mohamed Morsi kanë lënë pasojat e fundit politike. Ministrat e Turizmit, Telekomunikacionit, Ambientit, Burimeve idrike dhe Marrdhënieve me Parlamentin do të paraqesin me shkrim dorëheqjen e tyre.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë qeverisë egjiptiane ndërsa agjensia Menea raporton se ministrat janë bashkur për të plotësuar letrën e dorëhehqjes së tyre ku do të shpjegojnë motivin, se janë kundër politikave të qeverisë dhe se do të bashkohen me manifestuesit kundër Morsit.
Ky veprim i tyre vjen pasi opozita sot ka dhënë një ultimatum për presidentin egjiptian, Mohamed Morsi që duhet të ikë nga pushteti deri nesër në orën 17:00, në të kundërt do të ketë revolta civile në mbarë vendin.
Ndërkohë, ngjitet në 15 të vdekur dhe në më shumë se 600 të plagosur bilanci i përleshjeve mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të presidentit egjiptian Mohamed Morsi, sipas mediave lokale.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Egjipt, rebelët ultimatum Morsit: Largohu deri nesër në orën 17:00!