Egjipt, protestuesit shpërthejnë
në revolta të dhunshme

Egjipt, protestuesit shpërthejnë<br /> në revolta të dhunshme
KAJRO- Njoftimet e fundit nga Egjipti bëjnë të ditur se një grup i madh protestuesish kanë bastisur dhe i kanë vënë flakën selisë së kandidatit për president, Ahmed Shafik që ndodhet në Kajro. Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar nga sulmi por bëhet e ditur se flakët arritën të shuheshin pa shkaktuar dëme të mëdha. Ky incident vjen disa orë pasi autoritetet zgjedhore njoftuan se Shafik do të përballet në balotazh për president më 16 dhe 17 qershor, me kandidatin e Vëllezërisë Myslimane, Muhamedi Morsi. Qindra persona kanë dalë në rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë, të pakënaqur me kandidatin Shafik, i cili u kualifikua për balotazh në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit. Shafik ishte kryeministër në kohën e qeverisjes së Hosni Mubarakut, dhe shumë nga vendasit thonë se një fitore e mundshme e tij, mund të çojë deri te një ringjallje të regjimit të Mubarakut. Mubarak u largua nga pushteti pas demonstratave masive në shkurt të vitit 2011 në Egjipt.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot