KAJRO - Janë goditur mbrëmë me armë prej një keqkuptimi dy gazetarë lokalë egjiptianë, bëjnë të ditur autoritetet egjiptiane.

Njëri prej tyre ka vdekur, ndërsa tjetri është plagosur nga një patrullë e ushtrisë pas hapjes së zjarrit në Damanhour, në provincën e Buhayra.

Të dy reporterët punonin për gazeta qeveritare në favor të ushtarakëve në pushtet pas rrëzimit të Mohamed Morsit.

Ka vdekur pikërisht Tamer Abdel Raouf, shef i redaksisë lokale të al-Ahram dhe është plagosur kolegu i tij i gazetës, Al Gomhuriya.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)