EGJIPT- Rëndohet gjendja shëndetësore e ish presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, pas rreth një jave që ndodhet në spitalin e burgut në Kajro. Bashkëshortja dhe dy rejat e tij raportohet se sot e kanë vizituar Mubarakun në spital.

Njëherësh, afro 200 mbështetës të tij për të dytën ditë me radhë po protestojnë, duke kërkuar që Mubaraku të dërgohet në spital ushtarak ose privat. Zyrtarët e sigurisë dhe mediat thonë se shëndeti i Mubarakut është përkeqësuar menjëherë pasi është dërguar në burgun Torah, pasi gjykata e dënoi atë me 2 qershor me burgim të përjetshëm për bashkëfajësi në vrasjet e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011. 
(kz/shqiptarja.com)