KAJRO - Opozita ka dhënë sot një ultimatum për presidentin egjiptian, Mohamed Morsi: Ai duhet të ikë nga pushteti deri nesër në orën 17:00, në të kundërt do të ketë revolta civile. Kjo lexohet në një komunikatë të Tamarod (rebelëve).
"I japim kohë Mohamed Morsit deri në orën 17 të së martës së 2 korrikut, për të lënë pushtetin dhe për t’u lejuar institucioneve shtetërore të përgatisin zgjedhje të parakohshme presidenciale", lexohet në komunikatën e Tamarod, të publikuar në sit. Në rast refuzimi, "e marta e orës 17 do të jetë nisja e një fushate të mosnënshtrimit civil".
Ndërkohë, ngjitet në 7 të vdekur dhe në më shumë se 600 të plagosur bilanci i përleshjeve mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të presidentit egjiptian Mohamed Morsi, sipas burimeve mjekësore dhe të sigurisë. Pesë viktima janë regjistruar në Assiut, Beni Suef dhe Fayoum në jug të Kajros; dy në shpërthimin e lagjes së përgjithshme të Vëllazërisë Myslimane.
Manifestuesit kanë shpërthyer sërish lagjjen e përgjithshme të Vëllezërve Myslimanë në Kajro, duke marrë edhe një peng, një islamik, në brendësi të ndërtesës. E bëjnë të ditur këtë burime sigurie dhe të Prokurorisë së Përgjithshme egjiptiane.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com