"Negociatat kanë nisur pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Hamasit dhe të Xhihadit islamik të ardhur nga Rripi i Gazës dhe të cilët duhet të mbërrinin në Kajro në mbrëmje", sipas zëdhënësit të grupit islamik që kontrollon enklavën, Sami Abou Zuhri.
Konfliktet kanë shkaktuar që prej fillimit më 8 korrik një ofensivë të re izraelite në Rripin e Gazës, të paktën 1 980 të vdekur nga krahu palestinez, pjesa më e madhe civilë dhe 67 të vdekur nga krahu izraelit, tre prej të cilëve civilë.
Por, diskutimet ndërmarrë nën ndërmjetësimin e Egjiptit kanë përfunduar me një armëpushim të përkohshëm që nisi të mërkurën në mbrëmje dhe do të përfundojë të hënën në mesnatë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)