EGJIPT - Rikthehen sërish tensionet në Egjipt. Përkrahësit e ish-presidentit Morsi janë rikthyer në rrugët e Kajros, duke marshuar nga xhami të ndryshme pas përfundimit të faljes së mesditës. Protestuesit kërkojnë rikthimin në detyrë të ish-presidentit Morsi dhe kundërshtojnë atë që e quajnë grusht shteti të ushtrisë.
Një nga slloganet që po hidhet sot është "Sisi liroi Mubarakun'. Gjeneral Sisi është ministri i Mbrojtjes dhe drejton ushtrinë egjiptiane. Ndërkohë që ushtria egjiptiane ka rrethuar kryeqytetin e Kajros ku janë bllokuar rrugët që të çojnë për në sheshin Tahrir.
Frika është për një tjetër të premte të zezë siç ndodhi javën e kaluar ku mbështetësit e Pesidentit të rrëzuar Morsi u përleshën deri në gjakderdhje me forcat e policisë. Masa të larta sigurie ka edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kajros.
Vëllazëria myslimane ka deklaruar se do të luftojmë kundër lidërve të paligjshëm duke u referuar autoriteteve të përkohshme. Nga përleshjet e fundit mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Morsit, mbetën më shumë se 700 të vrarë dhe mijëra të plagosur.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com