Sipas disa agjencive egjiptiane thuhet se disa bomba kanë shpërthyer në sistemin e metrosë së qytetit, mëngjesin e sotëm.
 
Agjencia AFP citon policinë të ketë thënë se bomba të “intensitetit të ulët” kanë shpërthyer brenda disa minutash në tre stacione të metrosë, duke plagosur së paku dy njerëz.
 
Egjipti ka parë rritje të sulmeve që kanë në shënjestër kryesisht forcat e sigurisë prejse ushtria ka përmbysur presidentin islamik të vendit, Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.
 
Qeveria, e mbështetur nga ushtria, ka fajësuar për sulmet Vëllazërinë Myslimane, partinë e Morsit, dhe e ka listuar atë si organizatë terroriste.
 
Grupi vazhdimisht ka hedhur poshtë lidhjet e tij me dhunën
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)