Lajmi konfirmohet nga disa media lokale të cilat raportojnë se kanë humbur jetën të paktën 35 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.
Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.
Mësohet se 10 persona që sulmuan autobuzin ishin me veshje ushtarake. Ata kanë hipur në bordin e automjetit dhe kanë nisur të qëllojnë ndërsa njëri prej tyre filmonte masakrën.
Ky nuk është sulmi i parë ndaj këtij komuniteti në Egjipt.
Në 9 prill si pasojë e dy sulmeve mbetën të vrarë 46 persona.
Në të gjitha rastet e atentateve këto të fundit janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com