Egjipt, Sulm me makinë bombë
23 ushtarë humbasin jetën
Zyrtarët thanë se sulmi i rrufeshëm filloi kur një makinë bombë u përplas në postbllokun e kompleksit ushtarak në fshatin Rafah në el-Barth dhe u pasua me sulm të rëndë me armë zjarri nga një duzinë e militantëve të maskuar, që u afruan në këmbë.
Autoritetet egjiptiane thanë se shpërthimi i një makine bombë i pasuar nga të shtënat me armë zjarri në një postblok ushtarak në verilindje të siujdhesës së Sinait në Egjipt, la pas vetes 23 ushtarë të vrarë, përfshirë edhe një kolonel të trupave të posaçme dhe të paktën 33 të plagosur.
Zyrtarët thanë se sulmi i rrufeshëm filloi kur një makinë bombë u përplas në postbllokun e kompleksit ushtarak në fshatin Rafah në el-Barth dhe u pasua me sulm të rëndë me armë zjarri nga një duzinë e militantëve të maskuar, që u afruan në këmbë.
Në mesin e të vrarëve është edhe oficeri i lartë i forcave të posaçme, koloneli Ahmed el-Mansi. Sirenat e ambulancave u dëgjuan nga largësia derisa po shkonin në vendin e ngjarjes.
Askush nuk e mori ende përgjegjësinë për sulmit. Sidoqoftë, Egjipti vitet e fundit është duke u përballur me një kryengritje në veri të Sinait, kryesisht të grupeve të lidhura me grupin militant Shteti Islamik.
Gjatë muajve të fundit IS-i është përqendruar në sulmet mbi pakicën e krishterë dhe kryer disa sulme vdekjeprurëse, të cilat e nxitën ish shefin e ushtrisë të kther në president, Abdel-Fattah el-Sissi, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Dega e Shtetit Islamik në Sinai është më e qëndrueshmja jashtë Sirisë dhe Irakut, ku i ashtuquajturi kalifat po tkurret. Grupi u shua në Libi pas betejës disa muajshe në qytetin Sirte, ndërsa dega ne Jemen, dështoi të pushtojë territore apo të konkurrojë me al-Qaidan rivale./VOA
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22