Autobusi i shkollës transportonte 60 fëmijë, të cilët ishin nisur për një udhëtim të organizuar nga shkolla. Autobusi, ku udhëtonin 60 fëmijë është përplasur nga treni i pasagjerëve në Manfalut, 356 km në jug të Kajros. Nga rindërtimi i parë i ngjarjes mësohet se trau që ndalon lëvizjen e mjeteve në momentin kur kalon treni ka qenë i ngritur dhe nuk ishte dhënë asnjë shenj për mbërritjen e trenit. Guvernatori i provinces së Assiut-it ka deklaruar se përgjegjësi i hekurudhës së asaj zone po flinte ndërkohë kur autobusi po kalonte kalimin hekurudhor.
Ministri i transporteve dhe përgjegjësi i Seksionit hekurudhor ka dhënë dorëheqjen. Sipas policisë, që citohet nga agjencia e lajmeve Mena, fëmjët që ndodheshin në autobus ishin të moshës 4- 6 vjeç. Shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur. Presidenti egjiptian Mohamed Morsi i ka kërkuar kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Mbrotjes për të “për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme familjeve të viktimave.
(sç/shqiptarja.com)