Egjipt, Vëllazëria Myslimane pret
të fitojë zgjedhjet presidenciale

Egjipt, Vëllazëria Myslimane pret<br />të fitojë zgjedhjet presidenciale
EGJIPT - Vëllazëria Myslimane në Egjipt pretendon se kandidati i tyre për president ka fituar numrin më të madh të votave. Egjiptianët, dy ditë më parë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale. Disa orë pas fillimit të numërimit të votave, përkrahësit e kandidatit Muhamed Mursi, thanë se ai është duke kryesuar me vota, i ndjekur nga Ahmed Shafiq, që ishte kryeministri i fundit që ka shërbyer në kohën e udhëheqjes së vendit nga ish-presidenti Hosni Mubarak. Autoritetet zgjedhore thanë se rezultatet e para zyrtare nuk priten të dalin para të dielës. Zgjedhjet u zhvilluan një vit pas Mubarak u rrëzua nga pushteti, në shkurt të vitit 2011, pas protestave masive kundër regjimit të tij.

(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!