KAJRO-  Dyshime mbi emërimin e Mohamed Elbaradei si kryeministër i Egjiptit. Fillimisht u publikua lajmi se fituesi i çmimit Nobel për Paqe ishte emëruar si kryeministër, më pas vjen dhe mohimi.

Pak pas mesnatës së të shtunës presidenca egjiptiane saktëson “nominimi nuk është ende zyrtar" dhe se “ka disa emra: për postin e kryeministrit të tranzicionit.
 
Kundër El Baradeit mendohet se është forca opozitare, jo vetëm e Vëllazërisë Myslimane, e cila thotë se është "njeri i amerikës" por dhe partia islamike Nour e cila- në dallim nga Vëllazëria Myslimane- kishte pranuar të ishte pjesë e procesit politik të drejtuar nga ushtria e cila krijoi grushtin e shtetit për rrëzimin e Morsit.

Madje Nour, që është lëvizja e dytë më e madhe islamike në Egjipt thotë se nuk do të punonte me të dhe kërcënon me tërheqje të mbështetjes ndaj përmbysjes së presidentit Mohamed Morsi.

Zëdhënës i presidencës së Egjiptit  deklaroi se se Mohamed El Baradei nuk është nominuar zyrtarisht për kryeministër të ri të këtij vendi, se konsultimet vazhdojnë.  Megjithatë shton se fituesi i dikurshëm i Çmimit Nobel për Paqe është “zgjedhje logjike” për kryeministër.
 
Lajmi për emërimin e Elbaradeit erdhi tri ditë pas rrëzimit të Mohamed Morsit nëpërmjet grushtit të shtetit, ndërkohë që bilanci i protestave sa vjen e rëndohet. Në 24 orët e fundit janë 37 të vdekur dhe 1200 të plagosur raporton RAI.

Nga ana tjetër presidenti i SHBA-së Barack Obama “dënoi dhunën në Egjipt, duke shprehur shqetësimin për polarizimin politik” dhe duke nënvizuar se “SHBA nuk mbështet asnjë parti politike dhe as një grup egjiptian”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)