EGJIPT - Së paku 24 policë egjiptianë janë vrarë gjatë një një sulmi të armatosur në gadishullin Sinai, thanë zyrtarët vendas. Agjentët e policisë po udhëtonin në dy autobusë të cilët u sulmuan nga persona të armatosur pranë qytetit Rafah në kufirin e Gazës.
Gjithashtu, të plagosur kanë mbetur edhe një numër ende i pakonfirmuar policësh. Sinai ka parë një rritje të shpejtë të dhunës kryer nga militantët e dyshuar islamikë që kur ish-Presidenti Morsi u rrëzua nga pushteti më 3 korrik.
Ndërkohë Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar rreth krizës në Egjipt. Nga zyra e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton mësohet se zyrtarët evropianë do të flasin edhe për masat e mundshme të bllokut evropian ndaj krizës në Egjipt.
Kujtojmë se të mërkurën, nga ndërhyrja e forcave egjiptiane të sigurisë në protestat e islamistëve, kanë humbur jetën mbi 630 persona dhe janë plagosur gati 4000 të tjerë.
Po ashtu, protestat e partisë “Vëllazëria Myslimane” kanë vazhduar në disa qytete të Egjiptit duke kundërshtuar autoritetet që kanë synuar t’i frenojnë.
Të paktën 36 të burgosur islamikë kanë vdekur gjatë tentativës për t’u arratisur ndërsa po i transferonin jashtë Kajros. Ministria e Brendshme dha deklarata kontradiktore lidhur me vdekjen e tyre, duke njoftuar në fillim se ata vdiqn nga sulmi me armë i personave të panjohur por “vëllazëria Myslimane” e përshkroi sulmin si një “vrasje me gjakftohtësi”
Dje, të dielën, kreu i Forcave të Armatosura të Egjiptit tha se “ka vend për të gjithë në Egjipt” duke përfshirë edhe mbështeteësit e Presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, duke shtuar se ata duhet të rishikojnë pozicionin e tyre në varësi të çështjes kombëtare.”
Nga ana tjetër, Gjenerali Abdul Fattah al-Sisi paralajmëroi se ushtria nuk do t’i tolerojë trazirat: “Ne nuk do qëndrojmë në heshtje duke parë sesi shkatërrohet vendi dhe njerëzit apo sesi varroset kombi dhe terrorizohen qytetarët,”- tha ai.
Qeveria e përkohshme e Egjiptit ka nisur një fushatë në marrëdhëniet publike që synon Perëndimin.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com