KAJRO  - Një djalë i ri egjiptian është vrarë në krahinën e Gharbiya, në deltën e Nilit, gjatë funeralit të një mbështetësi të presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohamed Morsi.

Përleshje kanë shpërthyer edhe në Port Said, ku janë plagosur të paktën 15 vetë pas dhunës që shpërtheu në fund të funeralit të një tjetër viktime gjatë përleshjeve në Kajro mes protestuesve pro dhe anti Vëllazërisë Myslimane, shkruan agjencia egjiptiane e lajmeve Mena, sipas të cilës një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)