Egjipt, zbulohet dokumenti i
armëpushimit Izrael - Hamas

Egjipt, zbulohet dokumenti i <br />armëpushimit Izrael - Hamas
EGJIPT- Ministri i jashtëm egjiptian Mohammed Kamel Amr ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Gazës do të fillojë në orën 19:00 me orën lokale.
Ministri i jashtëm egjiptian foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretaren e lartë amerikane të shtetit Hillary Clinton.

Ministri Kamel Amr tha se Turqia, Katari OKB dhe Lidhja Arabe kanë kontribuar në bisedimet për armëpushim midis Gazës dhe Izraelit.

MARREVESHJA IZRAEL-HAMAS
Ora 20:00 Zbulohet marrëveshja për armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit

Armëpushimi në Rripin e Gazës
- Izraeli do të ndalojë të gjitha armiqësive në Rripin e Gazës nga tokë, deti dhe ajri, duke përfshirë edhe inkursionet dhe synimet individëve të caktuar.
- Të gjitha fraksionet palestineze do të ndalojnë të gjitha armiqësive nga Rripi i Gazës kundër Izraelit, duke përfshirë sulmet me raketa dhe të gjitha sulmet përgjatë kufirit.
- Hapja e kalimeve dhe lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe transferimi i mallrave dhe të përmbahen nga kufizimi, lëvizja e lira e banorëve, edhe të banorëve në zonat kufitare. Procedurat e zbatimit do të trajtohen 24 orëve nga fillimi i armëpushimit.
- Çështje të tjera që mund të kërkohen, do të adresohen.

Mekanizmi i zbatimit
- Ngritja e mirëkuptim për të hyrë në fuqi marrëveshja.
- Egjipti do të marrë garanci nga çdo parti se partia angazhohet për çfarë është rënë dakord.
- Secila palë do të angazhohet që të mos kryejë çdo veprim që do të shkelë këtë kuptim. Në rast të ndonjë vërejtje, Egjipti si një sponsor i këtij mirëkuptimi, duhet të informohet për të ndjekur më tej marrëveshjen.

Marreveshja izrael-hamas
(Në foto kopja e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit)

Ora 19:01 Në fjalën e saj në konferencën për shtyp në Egjipt, Clinton tha se “ky është një moment kritik për rajonin. Qeveria e re e Egjiptit po merr përgjegjësinë dhe udhëheqjen që e ka bërë këtë vend një gurthemelin për stabilitetin rajonal dhe paqen. SHBA përshëndet marrëveshjen sot për një armëpushim në Gaza, sepse duhet të përfundojnë sulmet me raketa dhe duhet të kthehet qetësia. Në ditët në vijim SHBA do të punojë me partnerët në rajon për konsolidimin e këtij progresi, për të përmirësuar kushtet për popullin e Gazës, për të siguruar siguri për popullin e Izraelit”.

Hilari ne egjipt
(Fotoja gjatë takimit të Clinton me ministrin e jashtëm egjiptian në Kajro)

Mësohet se zyrtarët palestinezë kanë dijeni për bisedimet për armëpushimin midis Hamasit dhe Izraelit por thonë që nuk ka akoma asgjë zyrtare.

Ndërsa burime zyrtare nga Izraeli thonë për Reuters se Izraeli ka rënë dakord për armëpushim në Gaza, por nuk do të heqë bllokadën.

Zyra e shtypit e Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njofton se në bisedën që ka zhvilluar Kryeministri me Presidentin amerikan Obama është i gatshëm për të dhënë një shans armëpushimi por është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme më të fuqishme nëse do të jetë e nevojshme.

Në një deklaratë nga shtëpia e bardhë, Presidenti Obama u shpreh se "Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësinë e ofruar nga një armëpushim që të intensifikojë përpjekjet për të ndihmuar Izraelin të adresojë nevojat e saj për siguri, veçanërisht çështja e kontrabandës së armëve dhe eksplozivëve në Gaza".

KREU I LIGES ARABE AKUZON IZRAELIN PER KRIME LUFTE
Ora 17:00 “Ajo çka po ndodh është pa dyshim e turpshme për njerëzimin. Duhen bërë përpjekje nga të gjitha diplomacitë ndërkombëtare për çështjen palestineze” – u shpreh kreu i Ligës Arabe Nabil Elaraby në një konferencë shtypi në Kajro.

Ndërkohë bisedimet për paqen janë intensifikuar për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që ka mbështjellë Gazën për tetë ditë radhazi. Sot një bombë ka shpërthyer në një autobus në qendrën e Tel Aviv-it ku mbetën të plagosur mbi 20 vetë.

Deri tani nga burimet mjekësore konfirmohet se 149 palestinezë kanë mbetur të vdekur, ku pjesa më e madhe e tyre civil, përfshirë dhe 34 fëmijë.

Rreth 1,400 raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit duke vrarë 4 civil, thotë një ushtarak izraelit.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se Shtetet e Bashkuara ka mbërritur sot në Kajro për tu takuar me zyrtarë të lartë të Izraelit dhe Egjiptit për të arritur një armëpushim "në ditët e ardhshme."

SHPERTHIM NE TEL AVIV, VEPER E HAMAS, FRIKE PER NJE TJETER
Një bombë shpërtheu sot në mesditë në një autobus në lagjen e Shaul Hamelech-ut, një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit izraelit. Flitet për 10 të plagosur jo rëndë, por bilanci i tyre mund të rritet. Qeveria dhe policia janë të bindur se kemi të bëjmë me një akt terrorist. Edhe zëdhënësi i Kryeministrit Benjamin Netanyahu, Ofir Gendelman e ka cilësuar ngjarjen si të tillë.

Ndërkohë që organizata terroriste e konsideruar pranë Fatah, “Brigada e martirëve të Al Aqsa” kanë marrë përsipër sulmin bën të ditur Ynet Neës, e cila shton se personi që ka kryer atentatin ka arritur të largohet. Atentati është marrë përsipër edhe nga Komiteti popullor i rezistencës në Gaza. Zëdhënësi i Hamas Faëzi Barhoum, duke folur për Al Arabia përkufizoi atentatin si një “akt heroik”.

Në të gjitha rrugët janë forcuar masat e sigurisë Zëdhënësi policisë, Micky Rosenfeld ka deklaruar se nuk behet fjalë për një vetvrasje me bombë dhe për këtë kanë arrestuar një person.

BAN KI MOON DENON SULMIN

Ora 14: 30
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është shprehur i shokuar për atentatin terrorist. Nëpërmjet një deklarate dënon sulmin në termat më të fortë.

IRANI: GAZA KA MBESHTETJEN TONE USHTARAKE
Ora 13:00
Kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani është shprehur se Gaza ka mbështetjen e Teherani-t ushtarakisht. Kryeparlamentari iranian fton vendet arabe të bëjnë të njëjtën gjë. Këtë lajm e bën të ditur agjensia iraniane Fars.
“Jam i nderuar të konfiromoj mbështetjen tonë për Palestinën si në fushën ushtarake dhe materiale”, ka deklaruar Larijani pa dhënë detaje të tjera teknike.

MEDIAT: FRIKE PER NJE BOMBE TJETER

Ora 12: 30
Mediat izraelite thonë se ekziston frika për një tjetër mjet shpërthyes të jetë fshehur në zonën ku ndodhi shpërthimi, ku dhe ndodhet ministria e Mbrotjes.

POLICIA NE KERKIM TE 2 ATENTATOREVE

Ora 12: 20
Policia thotë se është në kërkim të dy personave të dyshuar si terroristë. E përditshmja Haaretz thotë se një person është ndaluar nga agjentët 30 minuta pas atentatit. Por më pas është lënë i lirë. Disa dëshmitarë kanë thënë se kishin parë një person që po vendoste një bombë në autobus dhe më pas ishte larguar. Al Arabia dhe Jeruzalem Post thonë se një prej personave që janë në kërkim është grua.

HAMAS MERR PERSIPER SULMIN
Ora 12: 10 Në Rripin e Gazës, menjëherë sapo stacionet radiofonike dhanë lajmin, janë të dëgjuar të shtëna në ajër, shenjë kjo e triumfit. Një shpërthim është shënuar para pak minutash në qendër të kryeqytetit izraelit. Nga të dhënat e para shpërthimi ndodhi në një autobus, në Shaul ha-Melech Shumë ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Policia thotë se shpërthimi në është “akt terrorist”. Por dhe  BBC shkruante se Hamas ka marrë përsipër sulmin në Tel Aviv. BBC saktëson se lëvizja palestineze ka njoftuar nëpërmjet artopolanteve të xhamive në Gaza, se kishte arritur të vendoste një bombë në autobus.Hamasi përgëzoi sulmin dhe shprehet se ky atentat është një hakmarrje kundër masakrës së famijes Dalu ku mbetën të vrarë 8 persona ku ndërmjet tyre një fëmijë 7 vjeçar, dhe personave të tjere civil që humbën jetën këto ditë.

“Në qoftëse se sulmi është organizuar nga rezistenca jonë, atëhere jemi të lumtur, ishte komenti i parë në Gaza i një të dërguari të Hamas-it.
Në ditët e kaluara Hamas kishte paralajmëruar izraelitët për atentate.

CLINTON SOT TAKIME NE RAMALLAH E KAJRO
Pas bisedimeve të orëve të natës së kaluar me kryeminstrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Sekretarja Shtetit amerikan Clinton, do të ketë takime të tjera në Ramallah dhe Kairo, gjatë ditës së sotme në përpjekje për të siguruar armëpushimin.

Sulmi i fundit me bombë në kryeqytetin e Tel Aviv ka ndodhur në prill të 2006-s kur një palestinez u hodh në erë duke vrarë të paktën 11 persona në një fast food pranë stacionit qëndror të autobusave.

Lajmi u publikua fillimisht në orë 11:05 minuta dhe po përditësohet në vazhdim

(lc/sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”