Egjipti dënon politikën e ndëshkimit kolektiv të Izraelit në Rripin e Gazës

KAJRO, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Egjipti dënoi sot politikën e ndëshkimit kolektiv nga Izraeli në Rripin e Gazës duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar t'i japë fund sa më shpejt konfliktit që ka shkaktuar të paktën 100 të vdekur në katër ditë në enklavën palestineze.
Ofensiva izraelite, ndërmarrë si kundërpërgjigje për hedhjen e raketave që nga Rripi i Gazës, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 90 palestinezëve dhe ka plagosur më shumë se 500 të tjerë.
"Egjipti refuzon përshkallëzimin e dhunës së papërgjegjshme nga ana e Izraelit", deklaroi Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme në një komunikatë duke kritikuar përdorimin e tepruar dhe të panevojshëm të forcës ushtarake që ka shkaktuar vdekjen e civilëve të pafajshëm.
"Kjo përbën një vazhdimësi të politikës së ndëshkimit kolektiv nga shteti hebre", vijon komunikata. Egjipti i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për t'i dhënë fund konfliktit./ /ec/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin