Egjipti harton marrëveshjen e
armëpushimit  Izrael -Gaza

Egjipti harton marrëveshjen e <br />armëpushimit  Izrael -Gaza
EGJIPTI - Izraeli dhe militantët e Rripit të Gazës kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi të përpiluar nga Egjipti.

“Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatë sipas orës lokale (22:00 GMT), bën të ditur zyrtari i Hamasit, Ayman Taha, për agjencinë Reuters në Kajro.

“Një marrëveshje për armëpushim është arritur. Do të shpallet në orën 21:00 dhe do të hyjë fuqi në mesnatë”, deklaroi zyrtari i Hamasit.

GAZA DHE IZRAELI VAZHDOJNE SULMET
Ora 11:30 Gaza dhe Izraeli vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme midis tyre ndërsa përpjekjet diplomatike për paqe intesifikohen.

Për gjashtë ditë, Izraeli ka kryer një ofensivë në shkallë të gjerë ajrore në Gaza, me qëllim për të ndalur raketetat që hidheshin nga territori palestinez.

Deri tani kanë humbur jetën mbi 100 palestinezë e tre izraelitë që nga e mërkura e kaluar, dhe pavarësisht apeleve ndërkombëtare, situata vazhdon të përshkallëzohet.

"Kjo duhet të ndalet", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun të dielën e kaluar ku së bashku me një delegacion izraelit kanë shkuar në Egjipt për të diskutuar mbi situatën e rënduar.

“Një zyrtar i lartë i inteligjencës kombëtare ka paraqitur një letër propozimi ku i drejtohet Hamas-it për një armëpushim”, tha një gjeneral i intelligjencës egjiptiane i cili u shpreh optimist për një marrëveshje të arritur.

Edhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit janë ashpërsuar shumë pas mësymjes së anijes turke të ndihmës në 2010-tën nga forcat izraelite, gjatë bllokadës detare në Gaza.

Presidenti izraelit Shimon Peres, të hënën ka lavdëruar Presidentin egjiptian Mohamed Morsy që ka lujtuar një "rol konstruktiv."

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Nabil el Araby-dhe 16 ministrat e jashtëm nga shtetet anëtare të Ligës do të mbërrijnë në Gaza sot, për t'u bashkuar me Ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, - tha një zëdhënës i Ligës.

Situata në Lindjen e Mesme ka përbërë boshtin e takimit të Ministrave të Jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes së Bashkimit Europian. Izraeli, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian, shikojnë Hamas-in si organizatë terroriste.

Tony Blair, i dërguari i Kuartetit për Paqen në Lindjen e Mesme, tha se shpreson që brenda pak ditësh do të arrihet një armëpushim, ndërsa Catherine Ashton, shefja e Politikës së Jashtme të bllokut, deklaroi se sulmet e Izraelit duhet të ndalojnë menjëherë dhe kriza mund të zgjidhet vetëm me një alternativë afatgjatë.

Edhe Sekretarja e Shtetit Amerikan do të niset nga Kamboxhia për një udhëtim drejt Gazës, për të takuar liderët rajonal për të diksutuar mbi situatën, bën të ditur Drejtori i Sigurisë Kombëtare Amerikane Ben Rhodes.

(lc/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin