KAJRO- Egjipti ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme pas 31 vitesh. Kjo është njoftuar nga Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura I cili përmes nje deklarate siguron vendin se do "të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e tij kombëtare në mbrojtjen e vendit derisa transferimi i pushtetit të përfundojë".
Gjendja e jashtëzakonshme ka hyrë në fuqi në vend pa ndërprerje që nga vrasja e Presidentit Anëar Sadat në vitin 1981. Heqja e ligjit ka qenë një nga kërkesat kryesore të aktivistëve në kryengritjen e vitit të kaluar kundër presidentit Hosni Mubarak. Sundimtarët ushtarakë të Egjiptit, të cilët morën përgjegjësinë pas rrëzimit të Mubarak, treguan se ata nuk do ta rinovonin ligjin.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner e përshkroi heqjen e këtij ligji si një hap drejt tranzicionit demokratik.
/Shqiptarja.com