/ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë egjiptiane njoftoi sot se do të shkonte në një samit antiterrorist në Uashington me qëllimin për të kërkuar një ndërhyrje të ashpër në Libi ku Shteti Islamik pretendoi ekzekutimin e 21 të krishterëve egjiptianë.
"Sameh Shoukry po shkon në Uashington për të marrë pjesë në një samit antiterrorist më 18-20 shkurt dhe për të shprehur qëndrimin e Egjiptit përballë terrorizmit", deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme.
"Të lësh situatën në Libi pa një ndërhyrje të ashpër për të ndalur progresin e organizatave terroriste përbën një kërcënim të hapur për sigurinë ndërkombëtare dhe paqen", theksoi Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
/Shqiptarja.com