Egjipti i kërkon izraelitëve dhe palestinezëve rifillimin e negociatave

KAJRO - Egjipti i kërkoi sot izraelitëve dhe palestinezëve të rifillojnë negociatat në Kajro duke shprehur keqardhje të thellë përsa i përket ndërprerjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Armiqësitë mes Izraelit dhe Hamasit rifilluan dje në enklavën palestineze duke i dhënë fund negociatave në Kajro në përpjekje për të transformuar në armëpushim afatgjatë një ndërprerje të luftimeve disaditore.
"Egjipti vazhdon kontaktet me dy palët palestineze dhe izraelite për t'u kërkuar të respektojnë edhe një herë armëpushimin dhe vazhdimin e negociatave në mënyrë pozitive, për të arritur një marrëveshje që garanton një armëpushim të përhershëm", theksoi ministria.
Të paktën nëntë palestinezë janë vrarë që prej rifillimit të sulmeve, ndërkohë që lufta e ndërmarrë që prej 8 korrikut ka shkaktuar tashmë të paktën 2 000 të vdekur nga krahu palestinez dhe 67 nga krahu izraelit./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!