Egjipti në kaos, Gjykata s'njeh
dhe shpërndan Parlamentin

Egjipti në kaos, Gjykata s'njeh <br />dhe shpërndan Parlamentin
Gjykata Supreme Kushtetuese e Egjiptit, gjykata më e lartë në vend, e ka deklaruar sot të pavlefshëm parlamentin e vendit që doli nga zgjedhjet e para pluraliste pas rrëzimit të Mubarak.

Këshilli i Forcave të Armatosura u mblodh ndërkohë me urgjencë dhe deklaroi se tashmë ai i ka të gjitha fuqitë legjislative në vend.

Gjykata tha se rreth 1/3 e vendeve në parlament ishte përcaktuar në mënyrë jokushtetuese, kështu që e gjithë dhoma e ulët e përfaqësuesve u shpall e pavlefshme. Zgjedhjet parlamentare në Egjipt u fituan nga Vëllazëria Myslimane.

Në një tjetër vendim të sotëm, gjykata lejoi Ahmed Shafiq, ish-kryeministër i presidentit Mubarak, që të vazhdojë garën presidenciale. Gjykata hodhi poshtë një ligj të parlamentit që ua ndalonte garën për poste shtetërore figurave të larta të regjimit të kaluar.

Shafik garon në balotazh për postin e presidentit përballë Mohamed Morsi, kandidat i Vëllazërisë Myslimane. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale zhvillohet këtë fundjavë.

Forca të shumta policore rrethuan ndërtesën e gjykatës dhe bllokuan rrugën që çon atje, menjëherë sapo u deklaruan vendimet.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë