Egjipti ndërton spital fushor afër kufirit me Gazën

Egjipti ndërton spital fushor afër kufirit me Gazën

1698831878_pamje.jpg

Egjipti po ndërton një spital fushor pranë kufirit të tij me Rripin e Gazës në kohën kur sulmet izraelite ende vazhdojnë në territorin palestinez.

“Drejtoria e Shëndetësisë në Sinain e Veriut po punon me kapacitet të plotë për të krijuar një spital fushor për palestinezët e plagosur pas hyrjes së tyre në Egjipt. Spitali është pothuajse gati”, tha gazeta kryesore shtetërore Al-Ahram.

Osama al-Ghandour, sekretari i përgjithshëm i provincës së Sinait të Veriut, tha se objektet shëndetësore janë gati të presin palestinezët e plagosur “pasi të lejohen” të kalojnë në Egjipt, raporton NewsSky.

“Janë caktuar tri vende për të akomoduar ata që shoqërojnë të plagosurit në qytetet Sheikh Zuweid dhe Arish në Sinai”, citohet të ketë thënë ai.

Kanali shtetëror Extra News konfirmoi gjithashtu se në spitalin fushor po bëhen ndërhyrjet e fundit para se ai të jetë gati. Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor. Më shumë se 9.800 njerëz janë vrarë në konfliktin e Gazës, duke përfshirë 8.306 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB: Bastisjet në Jabalia mund të përbëjnë krime lufte! 4 italianë largohen nga Gaza, Tajani: Janë mirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas