EGJIPTI - Mijëra protestues u mblodhën sërish dje rreth pallatit presidencial pas refuzimit të opozitës për një takim me presidentin egjiptian Mohamed Morsi,i cili i ftoi përmes një fjalimi televiziv ditën e enjte. Ata kërkojnë sërish tërheqjen e draft-kushtetutës hartuar nga aleatët islamistë të Morsit e cila pritet të shkojë në referendum më 15 dhjetor.
Gjithashtu dhe anulimin e dekretit e miratuar më 22 nëntor që i jepte presidentit autoritete të pakufizuara duke shfuqizuar të gjitha institucionet e tjera të pushtetit nga e drejta për të kundërshtuar apo rrëzuar vendimet e tij.
Ndryshe nga protestat e ditëve të kaluara që ushtrisë ju desh të përdorte tanke për të mbrojtur pallatin presidencial kundërshtarët e Morsit marshuan paqësisht duke mbajtur në duar pankarta kundër Morsit duke thirrur jo diktaturë. Ndërkohë një nga liderët e Frontit Kombëtar për shpëtim Mohamed el Baradei në një fjalim televiziv i bëri thirrje presidentit egjiptian të tërheq dekretin. Politikani liberal është edhe fitues i çmimit Nobel për Paqe.
(lç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com