KAIRO- Egjiptianët i drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin mes kaosit dhe etiketimeve për grusht shteti që shkaktoi vendimi i së enjtes i Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e parlamentit dhe nuk lejoi zbatimin e ligjit të lustracionit, që do të largonte nga gara presidenciale ish-kryeministrin Ahmed Shafik.
Gara është e fortë mes kandidatit islamik për president, Mohamed Morsi dhe Ahmed Shafik, kryeministri i fundit i regjimit të Hosni Mubarak.
Qendrat e votimit u hapën sot në mëngjes në orën 08:00 e do të mbyllen në orën 19:00. Votimi do të zgjasë për dy ditë, të shtunën dhe të dielën ndërkohë që Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura pritet të dorëzojë pushtetin më 1 korrik.
Egjiptianët do të zgjedhin mes Ahmed Shafiq, një ish gjeneral i forcave ajrore, 70 vjeçar dhe kryeministri i fundit i regjimit të Mubarakut, dhe Mohamed Morsi, inxhinierit 69 vjeçar, zyrtar i lartë i islamistëve të vëllazërisë Muslimane.
Të premten Muhamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane deklaroi se do të fitonte zgjedhjet presidenciale pavarësisht sinjaleve se opozita mbiqyr zgjedhjet.
Ndërkjohë që ish kryeministri Shafik deklaroi se do të kthente stabilitetin. Shafik doli i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve, muajin e kaluar ku pjesëmarrja ishte 46 % e 52 milionë votuesve. Rezulatet zyrtare nxorën fitues Mohamed Morsi me 24.8 % të votave, ndërsa Shafik me
23.7 % . Komsioni i Lartë i Zgjedhjeve presidenciale do të zyrtarizojë rezultatet filanele më 21 qëershor, por pritet që këto rezultate të dalin dhe më herët.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com