Egnatia një 'minierë ari', Rrogozhina 'oazi' i futbollit shqiptar

Egnatia një 'minierë ari', Rrogozhina 'oazi' i futbollit shqiptar

Egnatia para Conference League

Egnatia do zhvillojë sezonin e tretë në Superligë, kjo pas rikthimit 16-vjeçar në elitën e futbollit shqiptar. Klubi rrogozhinas është për t'u marrë shembull për ringritjen dhe strukturën e krijuar, me frytet që kanë filluar të vijnë nga puna. Skuadra e presidentit Agim Demrozi ka dhënë efekt, me Egnatian që fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u rendit në vendin e tretë në Superligë.

Tanimë rrogozhinasit janë pjesëmarrës në Conference League, ku luajnë me Ararat-Armenia, teksa barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në transfertë. Dueli i kthimit luhet këtë të enjte në 20:00 në "Elbasan Arena", me djemtë e Edlir Tetovës që kanë në dorë të shkruajnë historinë, kjo pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë.

Veç këtyre sukseseve, Egnatia po shkëlqen edhe në merkaton e daljes. Deri tani klubi "jeshil" ka arkëtuar të paktën 650 mijë euro. Rrogozhinasit shitën 400 mijë euro te Istanbulspor kapitenin Jackson dhe arkëtuan 150 mijë euro nga shitja e  Akpenpornu te Slaven Belupo, për mos përmendur ofertën në tavolinë për Redi Kasën, me një nga klubet e elitës turke që ka ofruar deri në 400 mijë euro. Gjithashtu Hamzat u shit në Hungari.

Në vetëm tre vite, Egnatia ka filluar ta kthejë futbollin në biznes të qëndrueshëm, me klubin që duke shtuar edhe të ardhurat nga Kupa dhe Conference League, ka mbyllur bilancet dhe ka siguruar buxhetin për sezonin e ri në Superligë.

Tej stadiumit komod dhe me një nga fushat më të mira në vend, projekti është që impianti të pajiset edhe me prozhektorë për ndeshjet në mbrëmje. Nuk është çudi që Rrogozhina është bërë "oazi" i futbollistëve më të mirë në vend, kjo për korrektësinë e pagesave dhe formën sportive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy