Egnatia - Partizani hap sot javën e shtatë, Superliga në tre ditë! Veselinovic: Ekipi s'më përgjigjet në disa raste

Egnatia - Partizani hap sot javën e shtatë, Superliga në tre ditë! Veselinovic: Ekipi s'më përgjigjet në disa raste

Partizani - Egnatia

Superliga shqiptare e futbollit fillon këtë të premte me raundin e shtatë. Duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin e Rrogozhinës luhet Egnatia - Partizani. Kampionët në fuqi të vendit presin "Demat" nga kryeqyteti që kërkojnë të bëjnë mirë pas barazimit të thatë në derbin kundër Tiranës.

Trajneri i të kuqve, Alaksandar Veselinovic tha për mediet se në disa raste ekipi nuk i është përgjigjur në fushë, por ka besim te tri pikët.

"Kërkoj që në fushë të kem një skuadër kompakte dhe në një linjë. Skuadra në disa raste nuk më përgjgjet, por kjo është puna ime që ta përmirësoj. Kemi respekt për çdo rival, për mua është e rëndësishme që djemtë e mi të luajnë së bashku. Ka disa ndeshje që mund t’i fitosh dhe me fat dhe mesazhi im është që duhet vetëm punë, punë, punë”, tha trajneri i Partizanit.

Ndërkohë raundi i shtatë në Superligë shtrihet në tre ditë. Të shtunën duke nisur nga ora 16:00 luhet Laçi - Teuta, ndërsa në 19:00 Dinamo - Vllaznia në "Niko Dovana" të Durrësit.

Të diel në 16:00 Bylis pret AF Elbasanin, me Nevil Deden që debuton në stolin e ballshiotëve kundër ish-ekipit të tij që e ngjiti në Superligë. Gjithçka mbyllet të diel në "Air Albania", ku Tirana luan kundër Skënderbeut në orën 19:00.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore