Shqipëria pritet të përfitojë 7 milionë euro nga ngritja e kapaciteteve dhe kompensimi që do t’i bëhet komunitetit në zonën nga ku do të kalojë tubacioni i gazsjellësit Trans Adriaric Pipeline.

Sipas të dhënave të Raportit të Transparencës së Industrisë nxjerrëse (EITI) për periudhën 2013-2014, rezervat natyrore të gazit vlerësohen në 18.164 milionë metër kub dhe janë përqëndruar kryesisht në zonën e Kuçovës dhe Patosit.

Në fund të vitit 2012, sasia kumulative e prodhuar u llogarit në 12,504 milionë metër kub. Projekti TAP është në fazën e zbatimit dhe po bëhen përgatitjet për ndërtimin e gazsjellësit.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)