EIU: Fitorja e Donald Trump
një ndër 10 rreziqet globale

EIU: Fitorja e Donald Trump<br />një ndër 10 rreziqet globale
Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara konsiderohet si një nga 10 rreziqet me të cilat ballafaqohet bota. Ky është përfundimi i një raporti të Economist Intelligence Unit, pjesë e gazetës presitigjoze “The Economist”.

Ky grup, thekson se kandidati favorit republikan, do ta shkatërronte ekonominë globale dhe do t’i shtonte rreziqet politike dhe të sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Trump vlerësohet rrezik më i madh se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian ose përleshjet ushtarake në Detin Jugor Kinez.

Në renditjen e rreikshmërisë të “Economist Intelligence Unit” nga 1 deri në 25, Trump renditet në vend të 12, që është rrezik i njejtë si rritja e kërcënimit të terrorizmit xhihadist në destabilizimin e ekonomisë globale.

Në këtë raport, theksohet izolimi i Kinës nga ana e Trumpit, armiqësia ndaj tregtisë së lirë dhe qëndrimi i tij i krahut të djathtë për Lindjen e Mesme dhe terrorizmin xhihadist.

Ndërhyrjet e Rusisë në Ukrainë dhe Siri, që i paraprijnë “luftës së re të ftohtë” janë në mesin e zhvillimeve që shihen si më të rrezikshme.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur