Çeka, shkodrani që u dekorua nga Franca

(9/3/2002)Dëshmia e Engjëll Çekës, pasardhësit të familjes së njohur shkodrane: "Gjyshi im, Mikel Çeka, apo siç njihet ndryshe me mbiemërin Suma, më 23 prill të vitit 1895, pas një propozimi të Ministrisë së Jashtme të Francës, së cilës ia kishte dërguar Konsulli i saj në Shkodër, Hekardt, u dekorua me Medalje Ari nga Presidenti i Francës, Feliks More, me motivacionin: "Për shërbimet e bëra për interesat franceze nga 1856 në 1895, si përkthyes e ndihmës i Konsullit francez në Shkodër" -------------------------------------------------------------------------------- Dashnor Kaloçi Gjyshi im Mikel Çeka apo siç njihet ndryshe me mbiemërin Suma, i cili ishte djali i Pjetrit që rridhte nga familja e njohur tregtare nga qyteti i Shkodrës e cila rradhitet ndër familjet më të vjetra shkodrane, të cilat figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur familja Kamësi, më 23 prill të vitit 1895 në bazë të një propozimi të Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Franës, së cilës ia kishte dërguar Kosulli i saj në Shkodër, Hekardit, u dekorua me një Medalje Ari nga vetë Presidenti i Francës Feliks Fore, me motivacionin: "Për shërbimet e bëra për interesat franceze nga 1856 në 1895 si ndihmës dhe përkthyes i Konsullit të Francës në Shkodër". Po kështu vëllai i gjyshit, Filipi i cili u lind në Shkodër në vitin 1826, ka qenë personi numër dy, në regjistrin e veçantë për të huajtë të cilët Konsullata franceze e kishte marrë nën mbrojtje, në bazë të dispozitave të marrëveshjes të përmbajtura në traktatet e lidhura ndërmjet Francës dhe Portës së Lartë të Stambollit dhe në fund të atij dokumenti të firmosur nga Konsulli francez në Shkodër, shkruhet: "Me besën e fjalës së dhënë, ne i japim atij këtë dhuratë për t'i shërbyer aty ku ja jep e drejta". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën" është 58-vjeçari Engjëll Çeka me profesion Ekonomist, njëri nga pinjollët e fundit të familjes së vjetër shkodrane të njohur ndryshe dhe me mbiemërin Suma, që njihen si një nga familjet më të vjetra të atij qyteti ku të parët e saj kanë qenë pronarë të mëdhej tokash dhe më pas janë marrë me tregëti dhe politikë. Engjëll Çeka rrëfen gjithë të kaluarën e trungut të familjes së tij që që para pesëqind vjetësh me dy vëllezërit Pjetërin dhe Sokolin, gjyshin e tij Mikelin që u dekorua nga Presidenti francez në vitin 1895, vëllanë e gjyshit Filipin i cili ka qenë një nga organizatorët kryesorë përfaqësisë së Shkodrës që mori pjesë në Lidhjen e Prizërenit, e deri tek babai i tij Filip Çeka i cili pasi shërbeu për dhjetë vjet si nënprefekt në kohën e Monarkisë, gjatë viteve të regjimit komunist punoi si llogaritar i thjeshtë në disa rrethe të vëndit i survejuar nga Sigurimi i Shtetit si ish-funksionar i lartë i Mbretit Zog. Po cila është origjina e familjes Çeka dhe cilët janë të parët e saj? Kush ishin Pjetri me Sokolin dhe pse u shpërngulën ata nga fshati i tyre duke zbritur në qytetin e Shkodrës ku ndërtuan shtëpitë e tyre? Si u trashëguan në gjatësitë e shekujve Çekejt e Shkodrës dhe si u bënë ata ndër familjet më të pasura të atij qyteti? Cili ishte aktiviteti i Filip Çekës dhe kontributi i tij në përfaqësinë e Shkodrës e cila mori pjesë në Lidhjen e Prizërenit, të cilin Konsullata Franceze e Shkodrës e mori në mbrojtje duke e caktur si personin e dytë në regjistrin e veçantë që ajo kishte për të huajt në bazë të marrëveshjes me Portën e Lartë? Cili ishte Mikel Çeka dhe përse u dekorua ai nga Presidenti i Francës? Lidhur me këtë të kaluar të familjes Çeka si dhe origjinën e saj, na njeh dëshmia e 58-vjeçarit Engjëll Çeka një nga pasardhësit e asaj familje të vjetër dhe djali i Filip Çekës i cili gjatë kohës së Monarkisë shërbeu si nënprefekt në disa Prefektura të vendit. (vijon nesër)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë