'Ekipi i Ëndrrave', Xhaçka: Aplikoni për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

Sipas kryediplomates, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të mbahet më datë 11 qershor 2021.

Ministrja Xhaçka bën me dije se aplikimi do të mund të bëhet në një dritare të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të ketë udhëzime të mëtejshme për dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe fushat e ekspertizës që kërkohen.

“Kemi vendosur që t’u drejtojmë një thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, që të bashkëpunojnë me ne për realizimin me sukses të këtij misioni historik. Ne duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me Dream Team, Ekipin e saj të Ëndrrave. Një ekip, ku do të ketë një ndërthurje të diplomatëve më të mirë e më me shumë përvojë të shërbimit tonë diplomatik dhe të ekspertëve e profesionistëve më të mirë nga çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Prandaj, dua t’ju bëj sot një thirrje të gjithë atyre djemve e vajzave, burrave e grave, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, të gjithë profesionistëve të talentuar, që aplikojnë për tú bërë pjesë e Ekipit tonë në Këshllin e Sigurimit”, u shpreh ajo në video-mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë. 

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se aplikimet do të vlerësohen nga një Komisionin i posaçëm që do të ngrihet në MEPJ për të përzgjedhur pastaj në finale fituesit, të cilët do t’i atashohen Ekipit në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork, si ekspertë për vitet 2022 – 2023.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki